Merkato e dimrit na dhuroi jo pak surpriza, me “blutë” e Londrës, që shpenzuan plot 326 milionë euro për 8 lojtarë, ku ndër ta ishin dhe “superyjet”, Mykhailo Mudryk, Joao Felix e Enzo Fernandez.
Mirëpo, Chelsea nuk është ndalur me kaq dhe duket se në merkaton e verës do të mbyllin “hesapet” e lëna përgjysmë gjatë fraksionit të fundit të merkatos, ku një ndër lojtarët që “blutë” duan të afrojnë vjen nga një rival i Premier League.
Bëhet fjalë për mesfushorin e talentuar 19-vjeçar, të Southampton, Romeo Lavia. Sipas mediave britanike, Chelsea i ofroi “shenjtorëve”, plot 50 milionë paund për kartonin e talentit belg, por oferta u refuzua dhe tashmë “blutë” do të tentojnë sërish në verë për të “rrëmbyer” shërbimet e 19-vjeçarit, i cili shihet si një ndër talentet më të mëdha për të ardhmen.