Tashmë është zyrtare: Mauricio Pochettino është trajneri i ri i Chelsea-t. Tekniku argjentinas ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, me opsion rinovimi për një tjetër vit.
51-vjeçari rikthehet sërish në Londër, këtë herë jo për të drejtuar Tottenham, por rivalët e Chelsea-t. Pochettino ishte i papunë që nga dita kur u largua nga PSG një vit më parë.
Pochettino ka një detyrë jo të lehtë, të ndërtojë edhe një herë ekipin nga e para, në një kohë kur blutë mbyllën një sezon të dështuar në çdo aspekt, jashtë Evrope.