Chelsea do të marrë një tjetër goditje me largimin e qendërmbrojtësit Antonio Rudiger. Gjermani do t’i bashkohet emrave të tjerë që pritet të largohen në merkaton e verës si Christensen dhe me shumë gjasa Azpilicueta.
Mbrojtja do të pësojë kështu një pastrim, për të cilin “Blutë e Londrës” janë vënë në lëvizje për ta plotësuar sërish.
Emri i parë në listën e dëshirave mbetet mbrojtësi i Sevillas, Jules Kounde. Sevilla është shprehur e gatshme për largimin e francezit për një shumë prej 60 milion eurosh, madje klubi spanjoll nuk përjashton largimin edhe të Diego Carlos.
Chelsea e tentoi Kounde edhe verën e kaluar, por palët në fund nuk ranë dakord, tanimë duket se ka ardhur momenti për të konkretizuar marrëveshjen, me Chelsean më të interesuar se kurrë për shërbimet e tij./Priza.al