Chiara Ferragni nuk është më ‘mbretëresha’ e instagramit në Itali. Influenca e TikTok me sa duket ka marrë vrull edhe nëpër rrjete të tjera sociale dhe ky është rasti konkret.
Bukuroshja italiane numëron 23.9 milionë followers në Instagram, por së fundmi ajo e ka humbur pozicionin e saj, pasi Khaby Lame, ylli italian i TikTok-ut, e ka tejkaluar atë. Lame ka momentalisht 24 milionë followers edhe është zyrtarisht më i ndjekuri në Itali në Instagram dhe renditet i treti në botë në rrjetin social TikTok, pas Charlie D’amelio dhe Addison Rae.
/Priza.al/