Chris Brown akuzohet sërish për dhunë që pas skandalit me Rihannën

Chris Brown është vënë nën hetim për dhunë dhe viktima e pretenduar dëshmoi para policisë se ai e goditi në pjesnë e pasme të kokës aq sa të enjturat i dolën në pah.

Burime të zbatimit të ligjit i thanë TMZ se policia mori një thirrje nga shtëpia e këngëtarit në Luginën San Fernando gjatë fundjavës, ku një grua pretendoi se Brown e goditi me shuplakë.

Menjëhere pasi policia mori një raport dhune e quajti këngëtarin e famshëm si të dyshuar.

Burimet kanë zbuluar se viktima nuk kishte lëndime ndaj dhe nuk është bërë asnjë arrestim.

Është hera e dytë në po kaq muaj që policët u thirrën në pronën private të Chris – e para ishte mashtrimi masiv për festën e ditëlindjes së tij në maj, të cilin LAPD e shkatërroi herët në mëngjes.

Burime pranë TMZ thonë se ka shumë gjasa që çështja e dhunës të kalojë në duart e Avokatit të Qytetit.

/Burimi: TMZ /Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *