Reperi i njohur Chris Brown po përballet përsëri me probleme ligjore. Brown po akuzohet nga një producent muzikor se e ka goditur me shishe në kokë gjatë një debati në një klub nate. Mediat e huaja raportojnë se sherri ka ndodhur në 19 shkurt në klubin ‘The Tap’.
Producenti akoma i paidentifikuar tha se Chris Brown e ka goditur dy, tre herë në kokë.
“Më goditi në kokë dy ose tre here, më pas u rrëzova. Në fillim mendova se ishte një nga shoqëruesit e tij, por ishte ai,”-u shpreh producenti.
Pas sulmit të reperit, ai u dërgua në spital dhe në momentin që ka dalë, kishte nevojë për paterica për të ecur.