Çifti i njohur i jep fund martesës pas 10 vitesh bashkë

Prezantuesja Michelle Hunziker dhe sipërmarrësi Tomaso Trussardi i kanë dhënë fund martesës së tyre pas 10 vitesh. Lajmin e kanë bërë me dije vetë ata përmes një deklarate të përbashkët duke konfirmuar spekulimet që qarkullonin prej kohësh.

Dyshja kanë dy vajza, 9 dhe 7 vjeç, të cilat do të jetojnë me nënën e tyre.

“Pas 10 vitesh bashkë, ne kemi vendosur të ndryshojmë planet e jetës tonë. Jemi të përkushtuar të ndjekim rrugën e rritjes së vajzave tona të mrekullueshme, me dashuri dhe miqësi për njëri-tjetrin. Ndarja do të mbetet një çështje e jona dhe private. Nuk do të ketë komente të mëtejshme në lidhje me këtë temë për të ruajtur privatësinë e familjes tonë”, thanë ata.

Sa i përket arsyes së ndarjes, nuk është e ditur.

Çifti i njohur i jep fund martesës pas 10 vitesh bashkë

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *