Një çift i sapo martuar është vendosur në qendër të kritikave, pasi kanë zgjedhur që të bëjnë fotosesionin e martesës përballë kështjellës Windsor, në një kohë kur vendi është i mbushur me lule dhe qytetarë që vajtojnë humbjen e mbretëreshës Elizabeth.
Çifti pozonte sikur asgjë nuk kishte ndodhur, teksa një pjesë e komentuesve në rrjetet sociale janë shprehur se pavarësisht se kjo është dita e tyre më e lumtur, sërish i kanë kritikuar.
“Më vjen keq, nuk është as koha dhe as vendi i duhur”.
“Shije kaq e keqe”, shkruajnë komentuesit.
Të tjerë janë treguar më pozitivisht.
“Të mos lejosh që vdekja e Mbretëreshës t’ua shkatërrojë ditën”, shkruan një tjetër.