Gjatë një lidhjeje me “Skype”, gazetari i njohur Flavio Qarri ka komentuar edhe dasmën zyrtare që pritet të ndodhë natën e finales së Big Brother, mes Luizit dhe Kiarës.
Ai tha se kjo s’duhet të ndodhte tani, sepse prova e qëndrimit në BB është shumë e vështirë.
“E di që ngjan keq, por unë më shumë shoh çift Efin dhe Luizin, sesa Kiarën dhe Luizin. Besoj se çdo person pas një experience të tillë i duhet të mbledhë veten. Shpresoj mos të ndodhë skena e Julia Roberts, ta braktisë në altar”, tha Flavio Qarri.