Adele kohët e fundit është përfolur për një lidhje të mundshme dashurie me reperin britanik, Skepta, por ajo i ka hedhur poshtë këto lajme duke thënë se nuk po del me askënd.
Gjithsesi këto thashetheme janë risjellë në vëmendjen mediatike pasi çifti është parë duke bërë shopping në një qendër tregtare, ku dukeshin mjaft të afërt dhe të lumtur nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Këngëtarja në shtator të 2019 i dha fund martesës me ish-bashkëshortin Simon Konecki, me të cilin ka një djalë të quajtur Angelo. Gjërat me sa duket nuk ecën dhe aq mirë për ta, ndaj përgatitën letrat e divorcit.
Tashmë Adele është single zyrtarisht dhe sipas ‘US Weekly’ marrëveshje u nënshkrua të enjten. Këngëtarja e hitit ‘Hello’ është detyruar të përdorë ndërmjetësues për të ndarë pasurinë e saj prej 190 milionë dollarë.