Georgina Rodriguez ka reaguar ndaj pretendimeve se marrëdhënia e saj me Cristiano Ronaldon është në krizë duke u shprehur se vetëm “idiotët” u besojnë thashethemeve.
Superylli portugez dhe partnerja e tij e lindur në Argjentinë janë mësuar të jetojnë jetën e tyre nën dritën e vëmendjes.
Thashethemet nuk janë asgjë e re për ta, dhe nuk është çudi që pyetjet po bëhen sërish nëse gjithçka është mirë në familjen Ronaldo-Rodriguez.
Megjithatë, Georgina ka thyer heshten duke pranuar raportet e fundit, me tekstin e këngës “If I Die” nga Romeo Santos që citohen si përgjigje ndaj atyre që duan të përhapin spekulime që nuk kanë përmbajtje.
Georgina ka thënë në një postim në Instagram: “Ziliqarët shpikin thashethemet, thashethemet i përhapin dhe idioti e beson”.