CIFTI XHELILI-XHAFERLLARI/ Bashkëshorti avokat falsifikator ndërsa bashkëshortja miliona me “forex”, ju prezantojmë me çiftin që sfidon ligjin dhe pastron para

Në janar të vitit 2018 emisioni investigativ Fiks Fare transmetoi një rast tejet të rëndë. Një oficer i lartë policie, u filmua teksa bënte pazar me një qytetar, që një borxh që ky ia kishte, polici ta shlyente duke i dhënë kokainë për ta shitur. Një çështje e fortë, që natyrisht përfundoi dyerve të gjykatave.

Denoncuesi i oficerit të policisë, kontraktoi avokatin Denis Xhelili për ta mbrojtur në këtë gjyq ku përballë kishte një oficer të fuqishëm policie dhe një enturazh shtetëror i cili punonte që denoncuesi të përfundonte i pandehur dhe i pandehuri të paraqitej viktimë.
Papritur denoncuesi merr vesh që kishte hequr dorë nga padia. Pra pa firmosur kurrfarë gjëjë, asnjë letër apo prokurë, pa e deklaruar as me zë dhe as me figurë nga vetë i zoti i hallit, gjykata me një copë letër njoftohet që denoncuesi u tërhoq. Këtë letër, që rezultoi e falsifikuar e ka paraqitur në gjyq avokati, z. Denis Xhelili. Pra ky avokat që për viktimën që përfaqësonte u bë prokuror, guxoi edhe të paraqesë një dokument të falsifikuar në gjykatë.
Dokumenti vërtet ishte falso dhe kjo u provua shkencërisht, por avokatit Denis Xhelili nuk i hyri asnjë gjëmb askund. As në këmbë madje.
Dhoma Kombëtare e Avokatëve që do duhej të merrte një rast të tillë në shqyrtim heshti. Heshti edhe policia. Edhe prokuroria.
Denis Xhelili vijon punën. Një punë midis avokatisë dhe vjedhjes me call centera. Bashkëshortja e avokatit është znj. Elda Xhaferllari. Zonja në fjalë prej vitesh ka qënë drejtorëshë burimesh njerëzorë për një kartel kompanish të përfshira në mashtrimet dhe vjedhjen online me call centera. Më pas znj Xhaferllari, në vitin 2020 u bë administratore e kompanisë Albaser. Kompania Albaser me pronar Italian, me zyra në Tiranë, Romë e në qytete të tjera është pjesë e një rrjeti “merimangash” me kompani që qarkullojnë dhe pastrojnë paratë e vjedhura me forex. Në vijim do flasim me detaje për rrjetin e kompanive të Stefano Grillit që administrohen dhe kamuflohen nga Elda Xhaferllari, bashkëshortja e avokatit falsifikator Denis Xhelili.

Në vijim:
Cila është lidhja familjare e avokatit Denis Xhelili me kancelarin e Gjykatës Civile në Tiranë Donald Xhelili?
Si u mbylli çështja ku avokati Denis Xhelili paraqiti para gjykatës dokument të falsifikuar?
Cilat janë bisneset që kamuflohen pas ciftit Xhelili-Xhaferllari?
Cilët janë italianët që çifti Xhelili-Xhaferllari përfaqësojnë në Shqipëri dhe një histori me vjedhje miliona euro në mes të Romës

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *