Mosha mesatare për të pësuar një atak në zemër sipas NHS është midis 65 dhe 72 vjeç. Nga një studim që u bë në vitin 2022 rezultoi një rritje me 30% të vdekjeve nga sulmi në zemër për grupmoshën 25 dhe 44 vjeç.
Pirja e duhanit apo është një ndër shkaqet kryesore të sëmundjeve kardiovaskuklare por, nuk mund të lëmë anash edhe cigaret elektronike që kohët e fundit janë kthyer në një trend përdorimi. Shkencëtarët thonë se cigaret elektronike janë më të sigurta se duhani por, ndikimi i avullit në zemër mund të dyfishojë mundësitë për një atak në zemër.
Gjithashtu edhe rritja e obezitetit mund te ndikojë në rritjen e sulmeve në zemër. Obeziteti në SHBA u rrit nga 3 % para pandemisë në 4.4 % midis 2020 dhe 2021, sipas të dhënave, pasi më shumë njerëz rritën konsumin e tyre të alkoolit.Për shkak të pandemisë, njerëzit ishin pak më pak aktivë, dhe keq ushqyerja ndikoi drejtë për së drejti në rrijtjen e obezitetit.
Mirëpo çfarë është ataku në zemër?
Muskuli i zemrës ka nevojë për oksigjen për të mbijetuar. Nëse fluksi i gjakut që sjell oksigjen reduktohet ose ndërpritet, mund të përballëmi me një sulm në zemër.
Kur pllaka brenda një arterie të zemrës prishet, një mpiksje gjaku formohet rreth pllakës. Kjo mpiksje gjaku mund të bllokojë rrjedhjen e gjakut përmes arteries në muskulin e zemrës, duke shkaktuar një atak në zemër.