Cigaret elektrike janë përhapur shumë në të gjithë botën pasi përdoruesit dhe prodhuesit mendojnë se është më e shëndetshme, por studimi i ri tregon se aerosoli nga cigaret elektrike mund të ndikojë në enët e gjakut të njeriut në të njëjtën masë sa tymi i cigareve, sipas një analize të paraqitur të hënën gjatë Sesioneve Shkencore Themelore të Shkencave Kardiovaskulare të Shoqatës Amerikane të Zemrës.
Në eksperimentet që u përfshinë minjtë, funksioni i endotelit, një shtresë qelizash që ndihmojnë në kontrollin e koagulimit të gjakut, në nivelet e presionit të gjakut dhe funksionin imunitar, u dëmtua ndjeshëm pas një ekspozimi pesë-minutash ndaj këtyre pajisjeve të avullimit.
Përveç kësaj, enët e gjakut të minjve të ekspozuar ndaj tymit të cigares dhe cigareve elektrike u zgjeruan me 67 përqind, gjë që mund të jetë një shenjë e goditjes dhe sëmundjeve të zemrës, kanë thënë studiuesit.
Çfarë është cigarja elektronike, nga çfarë përbëhet ajo?
Pajisja përbëhet nga disa pjesë: bateria e ringarkueshme, avulluesi elektronik, fisheku i zëvëndësueshëm (patrona) ose fisheku që rimbushet, si dhe nga pipi.
Fisheku parimisht përbëhet nga një lëng (liquid) nga nikotina, materiali aromatik, uji dhe një tretës (Propylenglycoli, lëndë ushqimore shtesë E 1520 dhe / ose Glycerina, lëndë ushqimore shtesë E 422). Shpeshherë përdoren aroma duhani, mente (pfefferminze) aroma frutash, kafeje, vanileje, ose çokolate.
Avulluesi vihet në funksion përmes rrymës nga bateria. Mjeti aktivizohet gjatë inhalimit. Në avullues nxehet lëngu nga fisheku (patrona). Gjatë thithjes së avullit (aerosolit), nikotina dhe aroma kalojnë në mushkëri. Sipas shprehive të ndryshme të tymosjes, ka fishekë (patrona) me përmbajtje më të shumtë apo më të pakët të nikotinës.
/Priza.al/