Jemi afro në fund të muajit Prill dhe moti vazhdon të jetë i paqëndrueshëm, madje në shumë rajone pati edhe reshje bore.
Sakaq, temperaturat vazhdojnë të jenë rreth 15 gradë nën vlera mesatare në këtë periudhë kohore.
Ndërkohë pritet që prej ditës së martë të ketë rritje të lehta të temperaturave, por moti do marrë kthesë prej ditës së mërkurë ku pritet edhe një ciklon potent dhe i shpejtë të përfshijë territoret tona me reshje shiu e bore. Ku në viset malore pritet të ketë vërtet një ditë të vërtetë dimërore.
Pas ciklonit do të largohen edhe masat e ftoha ajrore. Duke filluar nga dita e enjte do të ketë rritje të ndjeshme të temperaturave, megjithatë moti vazhdojë të jetë i paqëndrueshëm dhe i ndryshueshëm, herë pas here përpos intervaleve kohore me diell priten vranësira dhe reshje lokale shiu.