Sali Berisha është shprehur se ngjarje si kjo e shpalljes së tij non-grata nxisin zhvillime të mëdha. Sipas tij, këto 2 muaj kanë sjellë ndryshime të mëdha.
“Po ta njihni historinë, ngjarje të caktuara nxisin zhvillime të mëdha. Ndonjëherë të duket se janë të lidhura, por në fakt s’ka lidhje mes tyre.
Kjo shumicë njerëzish, këto transformime të jashtëzakonshme 2 mujore të vendit nuk mund të jenë të lidhura me probleme personale, me dhjetëra qindra herë.
Nuk është halli i Sali Berishës, por përkundrazi janë hallet e injoruara nga njeriu që përfundoi në metamorfozën e bravës”, tha Berisha. Pyetjes se çfarë hapi do të marri ndaj Lulzim Bashës, Berisha iu përgjigj:
“Sot ka shumicë dërrmuese dhe ka një pakicë në anën tjetër. Nëse kjo pakicë nuk njeh shumicën dhe mendon se mund të shtypë shumicën me ndihmë të qeverisë, e vërteta është që do të mbahen përgjegjëse në mënyrë shembullore, ajo dhe Edi Rama. Shumicën mund ta respektosh, por asnjëherë nuk mund ta marrësh peng”, tha Berisha.
/Priza.al/