Presidenti i Republikës Ilir Meta është pyetur gjatë konferencës se ku do jetë ndalesa e radhës, pasi ti mbarojë mandati i presidentit. Meta ka refuzuar të jap një përgjigje të drejtpërdrejtë por nënvizoi se gjithçka do ta vendosë në kohën e duhur.
Pyetje: Jeni në fund të mandatit si president, cila do të jetë shtëpia juaj e parë e kujt force politike?
“Kjo është e pa rëndësishme për momentin, por do të ketë rëndësinë e duhur në një moment tjetër. Tema që folëm për arsimin është shumë e rëndësishme pasi 94% e të rinjve shqiptar që studiojnë jashtë nuk duan që të kthehen në vend dhe gati 70% prej atyre që arsimohen këtu duhet të ikin nga Shqipëria, ky është trendi shqetësues i arsimit në vendin tonë. Nuk krahasohemi dot me asnjë nga universitete e rajonit , politika duhet të jetë mirëkuptuese për këtë sektor”, u shpreh Meta.
Po ashtu, Presidenti Meta tregoi edhe arsyet pse u largua nga Partia Socialiste në 2004, teksa u shpreh: “Janë dy gjera të ndryshme, angazhimi im politik para se të merrja detyrën e presidentit dhe përmbushja e kësaj detyre dhe përmbushja e angazhimeve të mia në periudhat e mëparshme. Sa i takon periudhave të mëparshme. Unë jam ndarë me PS në 2004 për shkak se ishte kthyer në pengesë të integrimit dhe bllokoi marrëveshjen e stabilizimit asociimit dhe kam themeluar një forcë të re politike për të zhbllokuar këtë proces dhe kam realizuar këtë gjë, pasi në 2005 LSI luajti një qëndrim përcaktues. Ishte pikërisht rotacioni i 2005 që solli nënshkrimin e marrëveshjes së stabilizimit mes Shqipërisë dhe BE”