Kryeministri Edi Rama është aktiv në të gjitha rrjetet sociale, përfshirë edhe Instagramin.
Lista e personave që Rama ndjek në Instagram ndryshon shpesh herë, ku së fundmi ajo ‘mbart’ vetëm 32 persona.
Pjesa më e madhe e këtyre profileve kanë të bëjnë me artin, mes tyre është edhe Greg Rama (djali i tij) dhe një artiste shqiptare.
Bëhet fjalë për stilisten e talentuar shqiptare, Nensi Dojakan.
Dojakan njihet si shqiptarja e parë që ka fituar çmimin LVMH për stilistët e rinj të talentuar të dhënë nga Louis Vuitton.
Ka qenë ky lajmi që ka mahnitur edhe Ramën i cili ka dhënë atë kohë edhe “duartroktijen” e tij për stilisten.
Nensi krijon veshje dhe të brendshme për gratë por, ka një stil dhe pikëpamje krejt unike dhe kanë joshur Bella Hadid, Miley Cyrus, Rihhana-n dhe të tjera. Ajo është larguar nga Tirana në moshën 16 vjeç për të studiuar në Londër ku sot ka brendin e saj të veshjeve.