Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim deklaroi sot në emisionin “Open” në News24 se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për personat të cilët janë shpallur publikisht nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor apo për minim të demokracisë është shumë i qartë.
Eni Vasili: E kuptoj. Gjithsesi, nga opozita ose nga një pjesë e opozitës, dy janë kritikat që ju drejtohen: që ju kërkoni të caktoni drejtuesit e saj me ndërhyrjet tuaja, duke ndërhyrë në punët e brendshme të opozitës, dhe nuk keni mbajtur qëndrime të forta ndaj aferave të qeverisë. A keni një koment për këtë?
Ambasadorja Kim: Ambasadorja Kim: Mendoj se gabohen, me gjithë respektin, janë gabim. Ne nuk u themi njerëzve se për cilin të votojnë, qoftë në zgjedhje apo brenda në parti. Ajo që ne bëjmë është të japim faktet dhe bëjmë të qartë se cili është pozicioni i Shteteve të Bashkuara. Por në fund, si drejtohet dhe cili e drejton këtë vend është një vendim i popullit shqiptar.
Eni Vasili: Po, por sipas të gjitha gjasave, më 22 maj, Z. Berisha pritet të zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike. Si e prisni këtë rikthim të Berishës?
Ambasadorja Kim: Ambasadorja Kim: Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për personat të cilët janë shpallur publikisht nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor apo për minim të demokracisë është shumë i qartë. Prandaj nuk do ta përsëris sërish.
Eni Vasili: Por, a mund të na thoni se cilat do të ishin marrëdhëniet e SHBA-së me një opozitë të drejtuar nga Z. Berisha tashmë që siç thatë është dezinjuar non-grata, pasi duket se tani kandidimi dhe fitorja e tij janë thuajse një fakt?
Ambasadorja Kim: Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara mbi këtë çështje është shumë, shumë i qartë por përfundimi është se nuk do të kemi të bëjmë me dikë i cili është shpallur publikisht nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor apo për minim të demokracisë dhe do të ishte fatkeqësi nëse nuk do të kishim marrëdhënie normale me një parti me të cilën kemi pasur një marrëdhënie të veçantë për një kohë kaq të gjatë.