Frutat e thata mund të zëvendsëojnë shumë mirë biskotat e çokollatat që konsumoni mes vakteve, e nëse nga këto të fundit nuk keni asnjë përfitim shëndetësor, frutat e thata veçse të shijshme janë të pasura me vlera ushqyese, vitamina e minerale tejet të dobishme për organizmin.
Fëstëkët (stikat)
Sipas nutricionistëve fëstëkët mbajnë vendin e parë si fruti i thatë më i shëndetshëm! Janë të pasura me disa lëndë ushqyese, përfshirë yndyrna të shëndetshme, proteina dhe fibra. Kanë më pak kalori se frutat e tjera dhe mund të hani deri në 50 stika në ditë në ndryshim nga bajamet që mund të hani vetëm 10. Ulin inflamacionin dhe stresin oksidativ. Mund të reduktojnë nivelet e larta të kolesterolit dhe mbrojnë zemrën
Arrat
Arra konsiderohet një ushqim i trurit për shumë vite. Këtu janë arsyet pse duhet të shtoni këtë frut të thatë në dietën tuaj të përditshme: Përmbajnë omega 3 që përmirësojnë funksionet e trurit, Parandalojnë plakjen e parakohshme dhe zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Arrat e Brazilit
Arrat e Brazilit janë të njohura për përmbajtjen e tyre të selenit, i cili është një antioksidant që mund të parandalojë sëmundje të ndryshme. Rekomandohet për gratë shtatzëna dhe për të trajtuar sëmundjet e tiroides.
Cashews
Ky frut i thatë është i pasur me magnez dhe bakër. Magnezi është një mineral që kontribuon në shëndetin e sistemit muskulor dhe nervor dhe gjithashtu kontrollon nivelet e sheqerit në gjak. Ndërkohë, bakri kërkohet nga trupi për të absorbuar dhe përdorur hekurin.
Bajamet
Bajamet janë të njohura për përmbajtjen e tyre të lartë të vitaminës E, e cila ndihmon në shëndetin e lëkurës. Përveç kësaj, bajamet vijnë me shumë përfitime të tjera si:Forcimi i imunitetit, Mbrojtja e trupit nga stresi oksidativ, Janë të pasura me magnez, folate dhe calcium dhe yndyrna të shëndetshme.