Cilat janë horror-et që kanë ndodhur vërtet në ditën e Halloween-it?

Dita kur shpirtrat e atyre që kanë vdekur vitin e mëparshëm, kthehen për të zënë vend në trupin e një të gjalli, supozohet të jetë vetëvetiu e frikshme, por cilat janë disa nga ngjarjet rrëqethëse të ndodhura në këtë datë?

1. Karamelja e helmuar

“Treat or Trick” u kthye në makthin e prindërve kudo, pasi 8 vjeçari Timothy O’Brien, vdiq natën e Halloween-it të vitit 1974. Ai kishte ngrënë një karamele të helmuar gjatë lojës së famshme. Por këtë histori e bën të tmerrshëm fakti se karamelja nuk iu ofrua nga një fqinj, por nga i ati, i cili kërkonte të përfitonte nga sigurimet shëndetësore të vogëlushit.

2. Historia e postierit

Është mjaft tragjike të shembesh dhe të vdesësh i vetëm në shkallët e verandës tënde. Për t’i bërë gjërat më keq, mëngjesin tjetër, dërguesi i postës në Denver, duke supozuar se trupi ishte një dekorim i shkëlqyer i Halloween-it, e anashkaloi të ndjerin në rrugën e tij për të dërguar postën e kufomës.

3. Vrasësja “Trick or Treat”

Ishte viti 1957. Nata e Halloween-it. Një çift po bëhej gati për të fjetur kur ra zilja e derës. Ishte vonë, por i shoqi u përgjigj gati për të dhënë më shumë ëmbëlsira. Në vend të kësaj, një i rritur i veshur me maskë e qëlloi në gjoks, duke e vrarë. A ishte një mashtrues i pakënaqur me përzgjedhjen e ëmbëlsirave? Jo fiks kështu. Vrasësi, mësohet se ishte e dashura e një gruaje që kishte pasur një lidhje me bashkëshorten e viktimës. Kjo grua e bindi të dashurën e saj të vriste burrin në mënyrë që ta kishte gruan për vete.

4. Rrengu që shkoi keq

Halloween është i njohur si për truket, ashtu edhe për ëmbëlsirat, por disa shaka thjesht e kalojnë limitin. Në vitin 1998, një burrë nga Bronksi ishte në makinë me të dashurën e tij për të marrë djalin e saj nëntë vjeçar nga një festë e Halloween-it. Kur një grup adoleshentësh filluan ta provokonin nga jashtë makinës, burri doli dhe filloi një zënkë me ta. Megjithatë, pasi ai u ul përsëri në makinë, kur një nga adoleshentët e qëlloi për vdekje me armë në kokë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *