Cilat janë shenjat e horoskopit që e duan më shumë s*ksin?

Disa prej atyre që i përkasin këtyre shenjave dinë si të mbajnë anën pasionante dhe argëtuese të seksit, ashtu siç duhet. Ndoshta shenja që ju i përkisni bën pjesë tek ato më romantiket, por edhe më romantikët e dinë se duhet të ekzistojë një ekuilibër midis pasionit dhe romancës dhe këtë jo të gjithë dinë si ta bëjnë.

Kështu, vetëm disa prej shenjave të horoskopit e duan seksin (pak më shumë se të tjerët) dhe janë gjithmonë në humor për të, pavarësisht kushteve, hapsirës dhe kohës. Megjithatë mos kini “frikë”, ata dinë të jenë romantikë por edhe të përmbajtur.

1.Peshqit

Konsiderohen si shenjat më romantike dhe aftësia për të ofruar dashurinë si në përralla në marrëdhënien e tyre u vjen natyrshëm. Por kjo nuk do të thotë se ata janë vetëm romantikë. Kur bien në dashuri, ajo që ndjejnë është aq e fortë sa e kanë të vështirë të qëndrojnë larg “objektit” të dëshirës së tyre. Për Peshqit, dhoma e gjumit është një ndër më të rëndësishmet dhe është një tjetër zonë në të cilën ata mund të shprehin ‘bujarinë’ e tyre, për të cilën njihet. Ata gjithmonë duan të kënaqin partnerin e tyre, edhe pasi të ketë kaluar kohë në lidhje.

2.Demi

Demi është mjeshtri i paralojës. Me Venusin si sundimtar, ata zgjedhin gjithmonë më të mirën dhe të njëjtën gjë duan edhe për marrëdhënien e tyre. Janë tepër sensualë dhe dinë si ta bëjnë tjetrin të ndihet si mbret/mbretëreshë në shtrat. Mos u habisni nëse partneri juaj Dem ka përgatitur një banjë relaksuese pasdite, me shampanjë, qirinj aromatikë dhe muzikë romantike për ju të dy. Kjo sepse gjatë gjithë ditës ai ka menduar se si do të kaloni bukur derisa të jeni nën çarcafët e shtrenjtë që ka blerë, ku sigurisht do ja kaloni sërish bukur.

3.Bricjapi

Një surprizë në listë, duke qenë se mendohet se ata duan t’ja dinë vetëm për punën apo paratë. Epo është koha të mësoni se seksi është gjithashtu shumë shpesh në mendjen e tyre. Ata i perceptojnë marrëdhëniet si diçka për të pasur sukses dhe për të qenë më të mirët. Kjo e kombinuar me dëshirën e tyre për marrëdhënie seksuale, e cila i bën ata shumë të mirë në shtrat.

4.Dashi

I pasionuar dhe i zjarrtë. Dashi nuk mund të mos mendonte vazhdimisht për marrëdhëniet seksuale. Ata e duan seksin dhe u pëlqen shumë kontakti fizik. Megjithatë, ata mërziten lehtësisht dhe kanë nevojë për sfida për t’i mbajtur të interesuar. Atyre u pëlqen të kryejnë marrëdhënie seksuale edhe me të panjohur, por kur bien në dashuri janë të papërmbajtshëm.

5.Akrepi

I ka dalë “nami” si shenja më pasionante e zodiakut dhe jo më kot. Mund të mendoni se gjithçka që duan është seksi, por në fakt janë edhe shumë romantikë, ndaj bëhuni gati për netë pasionante. Ata kombinojnë pasionin dhe romancën, duke mos u lodhur kurrë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *