Meghan Markle dhe Princi Harry janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes. Dyshja thuhet se janë shumë pranë publikimit të dokumentarit të tyre. ‘Pagesix’ bën me dije se ky dokumentar që pritet të marrë një vëmendje të madhe do të shfaqet në ‘Netflix’ në fillim të dhjetorit. Por, a do të ketë dokumentari në fokus historinë e dashurisë së dyshes?
“Unë nuk lexoj çfarë është në shtyp. Pra, nuk e di se çfarë është e konfirmuar dhe çfarë jo”. “Pjesa e jetës sime që nuk kam mundur ta ndaj, që njerëzit nuk kanë mundur ta shohin, është historia jonë e dashurisë. Unë shpresoj se kjo është ndjenja që njerëzit marrin kur shohin disa nga përmbajtjet ose projektet me të cilat po punojmë”,- u shpreh Meghan gjatë një interviste.
Princ Harry besohet të ketë pasur një lidhje me modelen Sarah Ann Macklin ndërsa kishte nisur një romancë me gruan e tij aktuale, Meghan Markle. Angela Levin, e cila shkroi biografinë e Princit Harry, zbuloi se Harry dhe Macklin filluan të flisnin pas takimit në një festë private. Kjo romancë e shpejtë ndodhi menjëherë pasi Harry u takua me Meghan, me të cilën u martua katër vite më parë në Kështjellën Windsor në Mbretërinë e Bashkuar.
“Gjatë fazave të hershme të marrëdhënies së tij me Meghan, mendohej se Harry kishte dalë në takime me modelen e Burberry, Sarah Ann Macklin”, tha Levin.
“Ata u takuan në një festë private, ai ia mori numrin dhe e bombardoi me mesazhe, por doli të ishte vetëm një shaka. Një mik tha: “Ata vazhdojnë, por janë krejt të ndryshëm. Ajo është shumë e pastër dhe nuk pi. Në këtë aspekt ata ishin në një gjatësi vale të ndryshme. Harry ishte pak i paangazhuar. Ka pasur gjithashtu një konfuzion nëse Meghan ishte ndarë apo jo me të dashurin e saj prej dy vitesh, kuzhinierin e famshëm Cory Vitiello”.