Pjesëmarrja në një reality-show jo domosdo do të thotë të bëhesh pjesë e mediave.
Puna më e madhe për konkurentët e programeve të tilla, vjen pas përfundimit të eksperiencës së tyre ku duhet të bëjnë diçka që të mbeten në vëmendjen e publikut.
Ledjana Prenga është një nga ish-konkurentet më të përfolura të sezonit të dytë të Përputhen. U kthye në një çështje kombëtare lidhja e saj me Mevlan Shabën.
Por, duket se tashmë kjo histori i përket plotësisht së shkuarës. Burime për Prive, konfirmojnë se Ledjana është në një lidhje dashurie me një djalë nga Kosova. I dashur i Prengës siç konfirmojnë të njëjtat burime nuk i përket fushës së showbizit dhe dyshja po përjetojnë dashurinë e tyre larg syrit të të gjithëve.
Më herët një një intervistë i pyetur mbi këngën që i dedikoi Ledjanës të cilën më pas e fshiu, Mevlan Shaba u shpreh se e mori këtë vendim pasi pati disa grricje me ish-konkurenten pas përfundimit të emisionit.
“Pasi mbaroi programi, kemi pasur grricjet dhe mosmarrëveshjet tona. Pasi mora shumë nënvvlerësime për sjelljet e mia dhe për këngën që i kisha dedikuar, në acarim e sipër mendova që këngën ta fshij nga ‘YouTube’.
Isha nervoz se nuk e prisja një reagim të tillë, nuk mendova dy herë, e fshiva këngën. Nuk e kam fshirë me zemër, por në nerva e sipër. Nuk kishte lidhje as me klikimet, as me lekët, se te ajo këngë nuk kam marrë asnjë denar,”-shprehej Shaba.