Gazetari i njohur i kronikës Artan Hoxha ka postuar një video në rrjetin e tij social Facebook ku pretendon se një politikan shqiptar shfaqet me një pistoletë me vete gjatë varrimit të ish-presidentit Bujar Nishani.
Artan Hoxha nuk e ka bërë publike emrin e politikanit për të cilin bëhet fjalë, por thekson se ai mban gjithmonë armë me vete.
Gazetari shkruan më tej se si ky politikan nuk ka merak se mos i ndryshket kostumi.
“Edhe në funeralin e një ish-presidenti paqësor si Bujar Nishani, edhe me kobure në brez në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në temperaturë 35 gradë, si nuk ka merak mos i ndryshket kostumi
Për një gjë jam 100% i sigurt, ky politikani mban gjithmonë armë me leje….” shkruan Artan Hoxha