Cilin banor pëlqente para se të hynte në BBV? Nëna e Jorit: Ndaj Luizit…

Në një intervistë të dhënë së fundmi, nëna e Jorit (konkurrentes së BBV2) Luljeta Delli, ka folur në lidhje me rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Vajza është shumë allegro, këndon kërcen, Jori është vërtet ashtu dhe jashtë. Ndonjëherë më duket sikur është në dhomën e vetë. I thashë vetëm shijoje si eksperiencë, qoftë nga ana humane dhe nga ana profesionale. Po e shijon këtë eksperiencë”, tha mamaja e Jorit.

Kishte shprehur ndonjë pëlqim për ndonjë ga banorët para se të hynte?

“Kishte pëlqim për Dean si person, si një karakter. Nuk kishte ndonjë afeksion ndaj Luizit. Ajo që e vogël ishte si “çun haram”,tha nëna e Jorit.

Kë shihni më afër saj, përveç Deas?

“Jori nuk di të luajë, prandaj unë dua më shumë Kristin, Dean dhe Luizin sepse e kanë afruar”,- u shpreh ajo.

A nuk i ke thënë që të gjejë një burrë shqiptar?

“Jo, unë nuk i ndërhyj, unë e dua të realizuar si femër dhe të jetë e lumtur”,- përfundoi Luljeta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *