Pak ditë më parë, këngëtarja Çiljeta Xhilaga, si rrallë herë shfaqi vlerësimin që kishte ndaj kryebashkiakut Veliaj. Ai i kishte bërë një nder të madh, kur i vdiq i ati. Gjatë një interviste, ajo i uroi Ramës fitoren, ndërsa Bashës iu drejtua me ironi ‘suksese në jetë’. “Lulzim Bashës do i thoja suksese në jetë dhe në karrierë, ndërsa Edi Ramës do i thoja; Urime fitoren!”, tha ajo gjatë një interviste.
Kjo ishte një krisje e madhe me PD-në, ndërsa ka shprehur zhgënjimin me drejtimin e kësaj force nga Lulzim Basha. E ndërsa sot Çiljeta ka dhënë provat e forta se i ka dhënë lamtumirën PD-së, dhe është vënë në krah të kryebashkiakut Veliaj.
Ajo vlerësoi kryebashkiakun e Tiranës, ndërsa nxiti të rinjtë që çdo hap në jetë ta hedhin duke vënë zemrën para. Çiljeta do të mbahet mend si një nga këngëtaret që ka qenë e pozicionuar hapur krah Partisë Demokratike, madje ka qenë pjesë e disa mitingjeve të organizuara nga Sali Berisha. Këngëtarja ka qenë edhe në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.
“Ndoshta shumë nga ju habiten që më shikojnë sot këtu, por unë di të them vetëm dy fjalë. Lali Eri është nga ato djem që di ti fitojë zemrën rinisë, dhe ma ka fituar zemrën edhe mua.
Përtej pjesës partiake, si politikan, ai mbi të gjitha di të jetë një njeri, me një zemër shumë të madhe. Unë sot këtu jam si Çiljeta, si artiste.
Sot tek ju shoh veten time përpara shumë vitesh, ku kisha plotë ëndrra dhe pasione. Kështu që ajo këshillë që do t’ju jepja është që të vini zemrën në pasionet tuaja, në ëndrrat tuaja, sepse ajo do zgjojë çdo gjë që ju t’i shkoni ëndrrave tuaja deri në fund.
Sigurisht kush e shikon veten si Lali Eri i ardhshëm, që i bën gjërat me zemër, ndiqni zemrën tuaj. Nxirrni nga zemra më të mirën që ju buron, sepse dashamirësia është arma më e fortë e çdo njeriu në jetë”, u shpreh Çiljeta.