Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha janë bashkë prej më shumë se 6 vjetësh dhe tanimë lidhja është konsoliduar. Duke qënë se të dy kanë fëmijë nga lidhjet e mëparshme, është dashur që fëmijët të njohin edhe njëri-tjetrin, e duhet thënë se janë bërë shokë të mirë.
Dy djemtë, Fernando dhe Beko, shihen shumë shpesh në postimet e Çiljetës. Së fundmi, në sfilatën e Joni Peçit, këngëtarja shihet në këtë ditë të veçantë pranë dy djemve.
Ajo ka ndarë videon në Instagram, e cila shkruan: Me dy zemrat e mia.
Artistja i mban dorë për dore dy djemtë, teksa ecin në pasarelë.
Kujtojmë se Çiljeta është nëna e Fernandos i cili është rreth dy vite më i madh se djali i Albanit, Beko.