Cindy Marina apo Adelina Tahiri? Ja se kush e ‘rrëmbeu’ kupën e “Dance Albania”

Konkurrentet e “Dance Albania” Cindy Marina dhe Adelina Tahiri ishin dy finalistet përballë njëra-tjetrës në garën e vallëzimit të spektaklit të madh. Pas eliminimit të Melisa Lleshit gjatë mbrëmjes, televotimi i publikut u rihap për të zgjedhur fituesen.

Diferenca e votave midis dy konkurrenteve ishte e vogël dhe rezultatin e ndante vetëm një përqindje e vogël. Momenti i shpalljes së fitueses që ka arritur të fitojë zemrat e publikut në këto 14 javë vallëzimi ishte shumë emocionues.

Kupa e “Dance Albania” shkoi për Adelina Tahirin.

“Shumë emocione, kjo ka qenë një ëndërr e madhe kështu që ëndrra ime u realizua”,- u shpreh këngëtarja e emocionuar teksa falënderoi sërish për mbështetjen.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *