Performanca krah partnerit të saj Genar Topalli në “Dance Albania” është për Cindy Marinën një nga momentet më të bukura.
Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, moderatorja simpatike e komentoi atë natë si një prej momenteve më të bukura të cilin e bëjnë special dy karakteristika të partnerit të saj.
“Ishte moment shumë i bukur realisht. Ai përveç faktit që nuk del në ekran, edhe nuk kërcen shumë kështu që ishte shumë bukur si moment dhe ai e shijoi shumë, kështu që ishte bukur”,- shprehet Cindy.
Duke u ndalur më tej te marrëdhënia që ka me partnerin, modelja tregoi për komunikimin midis tyre dhe aprovimin në vendime. Cindy u shpreh se Genari është një mbështetës shumë i madh i saj dhe gjithnjë e shtyn drejt gjërave të reja. I vetmi rast kur çifti ka ‘probleme’ mes tyre janë veshjet apo postimet, ku shpesh djemtë kanë një përgjigje ‘klasike’.
“Unë gjithmonë e pyes për çdo lloj vendimi të madh, por edhe për gjëra të vogla, për shembull për veshje dhe ai më thotë “unë s’marr vesh, nuk e di pse më pyet”. Por më pëlqen të marr një fjalë ose mendim sepse e vlerësoj shumë mendimin e atij dhe patjetër vendimet e mëdha i diskutojmë bashkë dhe opinioni dhe këshillat që më jep ai janë shumë të rëndësishme për mua. Ai është shumë mbështetës, është i pari që thotë provoje dhe gjithmonë e kam mbrapa si mbështetës kështu që jam shumë me fat dhe e falenderoj shumë”,– tha moderatorja.