Cindy Marina tregon raportin e saj me Jozefina Topallin

Së fundmi, Cindy Marina ka dhënë një intervistë në programin ‘Abc e Pasdites’, ku ka folur për konkurimin e saj në “Dance Albania”.

Ajo ndër të tjera ka thënë se: “Gjithmonë kam një ego personale, në çdo sfidë dhe garë, thashë jam shumë e qetë por mos u ngatërroni sepse kam këtë shpirtin e garës. Ndoshta ndonjëherë njerëzit nuk e kuptojnë se shohin qëndrimin tim shumë të qetë, por gjithmonë e kam fokusin tek fitorja.”

Mirëpo, a vihet në pozitë Cindy kur i përmendin Genarin, djalin e Jozefina Topallit, me të cilin është në një lidhje dashurie?

Mund të them po edhe jo, sepse është e vërtetë që unë jam Cindy por dhe kjo është një pjesë tjetër e jetës sime dhe nuk i vë faj njerëzve që ndoshta e përmendin apo duan ta nxjerrin në pah. Kam arritur shumë për moshën akoma të re, jam krenare. Edhe për lidhjen time, jam krenare”.

E pyetur se si e ka marrëdhënien me Jozefina Topallin, modelja shprehet se: “I kam të mira, ajo është e mrekullueshme”– tha ajo. Megjithëse ishte vetë modelja, që e bëri publike romancën, ajo tregohet mjaft e rezervuar nëpër intervista sa i përket jetës së saj private. Cindy ka zbuluar se nuk e kishte menduar kurrë se do lidhej me një djalë shqiptar, por Genari e ka bërë të ndryshojë mendim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *