Cirku Kombëtar në ‘qiell të hapur’?, Margariti: Po studiojmë hapësirat e reja me Bashkinë e Tiranës

Disa performues të cirkut kombëtar pa një ‘strehë’ ka qenë një pyetje që iu drejtua ministres së kulturës Margariti. Ajo u shpreh se së bashku me Bashkinë Tiranë janë duke studiuar hapësira të posaçme për të.

“Ne kemi vazhduar në territor lëvizjen e cirkut e lidhur kjo me politikat e ministrisë por edhe me një problematikë. Ashtu siç kemi bërë me teatrot, në pamundësi për një vend edhe cirku ka qenë në lëvizje. Ne bashkë me Bashkinë e Tiranës, po studiojmë hapësirat e reja. E kemi bërë këtë studim bashkë me zonat e rindërtimit. Ndërkohë ministria e Kulturës ka vijuar punën për këtë hapësirë por edhe për identifikimin e një buxheti. Jemi në kontraktim për ta marrë me qira sepse s’do ta ketë të mundur të performojë aktualisht kjo edhe nga kushtet atmosferike.”- tha Margaritit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *