Kur Arjan Curri tha në një TV kombëtar, “Futjani vrapit nga obezët…”, deklarimi i tij bëri bujë por jo dëm. “Damkosja” e bolave të Onkologjikut, Përmbarimit, Avokatisë, nuk i pengoi të vazhdonin punën të qetë në sektorët më të prekur nga korrupsioni, mjekësia dhe drejtësia.
Mjeku i Onkologjikut, Edmond Gashi, u tall ca kohë nga media, por tani është i lirë, pa masë arresti. Më vonë, kur të dalë i pafajshëm, do kërkojë edhe paratë e denigrimit publik. Arjan Curri, që i tha “Çufo i dhjamosur”, rrezikon.
Përmbaruesi Rigels Bejko thirret “Boli” jo vetëm për shkak të peshës 280 lbs. Prokurorët e Tiranës, kur zbuluan masakrën me mikrokredi, e gjetën “Bolin” e përmbarimit poshtë një mali ankandesh. Nga dosja që iu dërgua SPAK zbulohet: “Hetimi ka identifikuar se një numër i madh pronash, janë shitur më pak se 100.000 leke. Në një ditë të caktuar rezulton që nga përmbaruesi Rigels Bejko, janë zhvilluar edhe 75 ankande në një ditë” .
“Boli dyshohet nga prokurorët se ka bërë më tepër se 2 000 ankande dhe ka zhdukur qindra prona për MCA. Pavarësisht se shiti e vodhi prona pa hesap, drejtësia po pret që “Boli” Bejko të dobësohet për të dalë para saj në formë.
Egesta Klosi, që deri pak kohë më parë thirrej “Fuçia” e avokatisë, për bëmat e saj nëpër qebabtore, së fundi është pagëzuar në rrethet e juristëve me nofkën “Çisterna” e mikrokredive. Me aftësinë e një krupiereje kazinoje, avokatja më e rëndë në Shqipëri, ka xhelozuar dhjetra kolegët e saj, pasi ka “kapur” si klientë çerekun e përmbaruesve privat të Shqipërisë.
Avokate e të gjithë të përmbaruesve të akuzuar nga Ulsi Manja për aferën e mikrokredive, “Çisterna” Klosi shihet sa në Polici, Prokurori, Gjykata dhe te stacioni i pazarave dhe birrave të mëdha, E88.
Klosi mbron para prokurorëve përmbaruesin famëkeq Fatos Alimadhi, i akuzuar për bllokimin e 10 000 njerëzve nëpër banka, i paguar me 10 euro për çdo llogari, nga MCA. Klosi është avokate personale e vëllezërve Merko: Eron Merko, pronar i kompanisë mikrofinance “Lendal” me lidhje me kunatin e Guvernatorit të Bankës Sejko dhe Enuar Merko, përmbarues i mikrofinancës “Credital”. Me përmbaruesin Merko qarkullon një histori birrarie që përmendet me respekt nëpër baret, pijetoret dhe kafenetë e Tiranës.
Avokatja ekstralarge thuhet se ka thyer një rekord personal në birrari duke pirë 12 birra dhe një profesional duke përfaqësuar 12 përmbarues bashkë. Klosi figuronte në gjykata si avokate e përmbaruesve Altin Vako, Rigels Bejko, Alda Kodra, Rrok Deda, Saimir Dogjani etj, të gjithë të dyshuar nga prokuroria si përmbaruesit e skemës së mikrokredive bashkë me Ibron e MCA dhe Meskutin e Final.
Një nga një ose të gjithë njëherësh, “Çisterna” Klosi ka mbajtur brenda “serbatorit” të saj të avokatisë, të gjithë përmbaruesit e inkriminuar me aferën e mikrokredive, por jo vetëm. Ajo raportohet të shoqërohet me personazhe të botës së errët kriminale, me të cilët nuk pi vetëm birra.
Shërbimi i avokatisë në Shqipëri ofrohet kundrejt shpërblimit për punën, por media ka raportuar me dhjetra raste kur avokatët u shërbejnë “bandave kriminale” ose i mbrojnë pa para kundrejt shërbimeve kriminale. Avokati Alban Bengasi, që porositi vrasjen e gruas së tij, bëri bujë për shpërblimin që kërkoi nga klientët e tij kriminelë.
A është ky rasti i “Çisternës” së Mikrokredive?