Erling Haaland do të jetë lojtari më i ri i Manchester City në qershor dhe një gjë të tillë e konfirmoi edhe klubi anglez ditën e sotme, ndërkohë që Dortmundi nuk humb kohë për të zyrtarizuar pasuesin.
Karim Adeyemi, sulmuesi i talentuar i kombëtares gjermane, kalon nga RB Sazlburg te verdhezinjtë. Ai ka nënshkruar deri më 30 qershor 2027, pasi më parë ka kryer vizitat mjekësore.
“Që i vogël më ka magjepsur futbolli me ritëm të shpejtë. Kjo është arsye pse e kisha të qartë se do të doja të kaloja te Borussia Dortmund, kur mësova për interesimin e tyre.
Kam nënshkruar qëllimisht me afat të gjatë, sepse jam i bindur që jemi një ekip emocionues, aë me mbështetjen e tifozëve fantastikë do të jetë në gjendje të fitojë tituj”, ka thënë Adeyemi për faqen e klubit.
WADMIN ? pic.twitter.com/WtXQQso7bC
— Borussia Dortmund (@BVB) May 10, 2022