Kampionët e Anglisë, Manchester City po mendon seriozisht për mbrojtjen dhe emri më i lakuar për momentin është Kieran Tierney.
Skocezi shihet si i duhuri edhe nga Pep Guardiola dhe pse 25-vjeçari nuk ka luajtur rregullisht me Arsenal.
Në premierën e këtij sezoni, Tierney luajti vetëm 8 minuta, ndërsa edicionin e kaluar, ishi i Celtic zhvilloi vetëm 22 ndeshje (shënoi 1 gol) në Premier League.
Bisedimet kanë nisur dhe City mund të përfitojë edhe nga vetë dëshira e lojtarit që kërkon të largohet nga Londra.