Clinton: Harris ka vizion dhe përvojë për të udhëhequr Amerikën

“Kamala Harris ka përvojën, vizionin, temperamentin dhe gëzimin për të udhëhequr vendin”. Kështu u shpreh ish-presidenti amerikan Bill Clinton në mbrëmjen e tretë të konventës së Demokratëve në Çikago, Illinois.

Bill Clinton nënvizoi më pas se në zgjedhjet e nëntorit “ne kemi një zgjedhje të qartë”. Mbrëmjen e kaluar kishte qenë një tjetër ish-president në skenë, Barack Obama, i cili shprehu mbështetjen e tij për Kamala Harris duke thënë: “Po, ajo mundet”.

“Nuk kalon asnjë ditë që unë të mos jam mirënjohës për mundësinë që populli amerikan më ka dhënë për të qenë një nga 45 personat që kanë mbajtur këtë detyrë. Edhe në ditët e këqija, ju mund të bëni diçka të mirë të ndodhë” tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *