Çmimi i bukës ka prekur majat ditëve të fundit, duke bërë që çmimi të rritet nga 13 deri në 20% për 12 lloje bukësh, në dyqanet e pakicës në rrethe.
Rritjen më të madhe e ka patur në rrethin Korçë dhe Pogradec, duke vijuar me qyetin e Gjirokastrës, Vlorë dhe Sarandë. Sipas kryetarit të shoqatës të Bukës, Gëzim Peshkopia, rritja e çmimit të bukës nuk është masive në të gjithë tregun, por janë rrethet ato të cilat më së shumti kanë ndryshuar çmimin, nga shtimi i kostos të transportit për shkak të largësisë.
Çmimi i bukës masive të bardhë dhe të zezë për rrethet në juglindje të Shqipërisë, rritur 20% duke arritur në 120 lekë. Rritje më të lartë të çmimit të lartë e ka kapur, buka e cila përdoret për tost, duke kapur vlerë 130 lekë nga 110 lekë (rritja 18%).
Duke varjuar më pas me bukën e misrit 500 gram, e cila është rritur me 20% duke arritur në 60 lekë. Rritje ka pasur edhe për lloje të tjera të bukëve si franxholla me peshë 550 gram nga 60 lekë po shitet 70 lekë (rritja 17%), buka kulaç me peshë 500 gram dhe buka me qiqër është rritur 20%. Çmimi i bukës të theksrit dhe bukës me peshë 700 gram ka mbetur i pandryshuar. Çmimi i bukës që përdoret për hamburger me peshë 80 gram nga 10 lekë prej dy ditësh po shitet 12 lekë (rritje 20%).
Prej periudhës, 2021-2022 çmimi i bukës masive është rritur 3 herë radhazi, duke arritur majat e shtrenjtimit total prej 71,4%. Rritja e parë e çmimit të bukës nisi në muajin shtator të vitit të kaluar ku buka masive nga 70 lekë u rrit në 80 lekë.
Në muajin mars çmimi i bukës shënoi sërish rritje duke arritur në 100 lekë. Tregëtimi i bukës me vlerën 120 lekë, po ndodh në rrethet si Korça, Pogradeci, Gjirokastra apo Saranda për shkak të shtrenjtimit të kostove të transportit të miellit nga karburanti.