Instituti i Statistikave raporton se sipas të dhënave të fundit, në sektorin publik janë punësuar rreth 12 mijë persona më shumë sa ç’kanë qenë në vitin 2020.
Sektori publik në vend arriti në 185 mijë punonjës në fund të Qershorit 2021, me një rritje prej 7% në krahasim me Qershorin e vitit 2020.
Kjo periudhë përkon me zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Një vit më parë të punësuarit në shtet ishin 173 mijë vetë, ndërsa në vitin 2013 kur kryeministri aktual mori pushtetin ishin 164 mijë vetë. Herën e fundit kur Shqipëria kishte kaq shumë të punësuar në shtet ka qënë viti 2002. Reforma territoriale ishte një nga përpjekjet e qeverisë Rama për të ulur numrin e të punësuarve që marrin pagat nga taksapaguesit, por në fakt nuk rezultoi kështu.
Sipas të dhënave zyrtare çdo i punësuar i ri kushton shtetit 580 mijë lekë në muaj. Dhe po sipas INSTAT numri i të punësuarve në pushtetin lokal pas reformës territoriale u rrit me 8100 punonjës.
Ky fakt është denoncuar edhe nga opozita e cila e ka shpalosur një ndër prioritetet e saj reformën e re territoriale në këtë legjislaturë gjë që renditet si një nga pikat ku do të ketë bashkëpunim mes qeverisë dhe opozitës.
/Priza.al/