Probleme të shumta ka shkaktuar moti në akset nacionale dhe rurale në qarkun e Kukësit.
Alarmuese shihet të jetë rrëshqitja e dherave dhe gurëve në akset Kukës-Qaf Mali, Kukës-Peshkopi, Tropojë-Lekbibaj, Tropojë-Valbonë etj.
Ajo që ka pësuar më shumë dëme është rruga Kukës-Shishtavec. Në afërsi të fshatit Novesej ura që lidhë aksin nacional është dëmtuar në të dy anët e saj për shkak të vërshimit të lumit “Reka”.
Sakaq, është dëmtuar edhe traseja e rrugës me një gjatësi prej 20 metrash. Por e frikshme është edhe guximi i shoferëve të furgonave, të cilët po rrezikojnë jetën e pasagjerëve duke kaluar mbi urën e dëmtuar.