Një 25-vjeçare është sulmuar nga një shqiptar teksa po stërvitej në palestër. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në një palestër në jug të Peskarës. E reja ka përfunduar me trauma dhe plagë në urgjencën e spitalit Santo Spirito të enjten e 28 korrikut.
Kamerat e sigurisë arritën të zbulojnë një 50-vjeçar shqiptar, duke e goditur me grusht në fytyrë të renë. Mediat italiane mësojnë se ai kishte punuar si oficer sigurie për klubet e Rivierës Pescara. E reja, ende e paidentifikuar, ishte në një stol duke ngritur pesha kur sulmuesi iu afrua asaj dhe kreu aktin e dhunshëm. Ende nuk dihet se çfarë e ‘bezdisi’ 50-vjeçarin që e detyroi të shpërthente në atë formë ndaj 25-vjeçares.
“Në palestër nuk ishin më shumë se dhjetë veta”, tha një dëshmitar dhe në fakt nga pamjet duket se nuk ka njerëz rreth tyre.
Kështu, 50-vjeçari ka mundur të godasë vazhdimisht të renë derisa ajo ra në tokë, më pas një klient i objektit ndërhyri dhe e largoi burrin pak para se të arrinte t’i gjuante asaj një girë me pesha. E reja më pas ka arritur të reagojë dhe ka kërkuar strehë në kuzhinën pas lokalit të palestrës, por është ndjekur nga sulmuesi i saj dhe vetëm ndërhyrja e personave të tjerë të pranishëm ka parandaluar më të keqen. Karabinierët kanë ndërhyrë në vend dhe kanë izoluar sulmuesin.
Deri më tani, vetëm pronari i palestrës ka bërë një ankesë pasi viktima është ende “shumë e frikësuar” për ta bërë këtë, sipas një të njohuri të tij./ ilfattoquotidiano.it