“Çmendet” burri/ Lidh penisin me llastikë për tre ditë , mjekët: Iu kalb, për pak do i ishte këputur!

Një burrë iu nënshtrua një operacioni urgjent, pasi penisi i tij filloi të kalbej nga mungesa e qarkullimit të gjakut. Por, kjo nuk ndodhi rastësisht. Mësohet se burri përfundoi në këtë gjendje, pasi ai e kishte mbështjellë organin e tij gjenital me llastikë për tre ditë.

Mjekët thanë se nëse do kishte kaluar dhe pak kohë, penisi i tij do të ishte këputur. Kirurgët në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Çikagos në SHBA kryen një operacion urgjent për të shpëtuar burrin. Ata hoqën indet e vdekura duke përdorur bisturinë dhe një tel të nxehtë.

Organi gjenital i pacientit ishte fryrë, maja kishte filluar të ndryshonte ngjyrë dhe formë, teksa lëkura ishte bërë gangrenike. Fatmirësisht, ai arriti të shpëtonte falë ndihmës së mjekëve dhe tani i duhen disa ditë për tu shëruar plotësisht.

Banana

/Burimi:DailyStar/Përshtati:Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *