Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në shtetin fqinj të Greqisë, ku një 48-vjeçar ka vrarë me thikë të emën dhe më pas i ka vënë flakën shtëpisë së 78-vjeçares.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Paleo Faliro në kryeqytetin helen, në orët e para të së shtunës, 14 maj.
Viktima 78-vjeçare u gjet në mes të flakëve me dy plagë në gjoks të shkaktuara nga thika, sipas autoriteteve greke.
I dyshuari kryesor për vdekjen tragjike të së moshuarës është i biri i saj, i cili u arrestua menjëherë pasi u nxori nga shtëpia që ishte përfshirë nga flakët.
Dëshmitë e të afërmve dhe miqve të 78-vjeçares dhe fqinjëve pritet të hedhin dritë mbi hetimet, shkruan protothema.gr.
Autoritetet greke po shqyrtojnë mundësinë e aktivitetit kriminal dhe mbledhjen e provave për të përcaktuar nëse e moshuara ka humbur jetën nga zjarri apo nëse ka rënë viktimë e vrasjes nga i biri.