Sot pasdite (e mërkurë, dt. 14) dhe nesër (e enjte, dt. 15), priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan. Ndërsa në qarqet e tjera nuk priten reshje.
TEMPERATURAT
Nesër (e enjte, dt. 15) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 6 / 14 °C
në vendet e ulëta: 0 / 15 °C
në vendet malore: -2 / 10 °C
ERA
Sot pasdite (e mërkurë, dt. 14) dhe nesër (e enjte, dt. 15) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.