Çmendet moti në Shqipëri/ Meteorologët: Këto ditë do të përvëlohemi nga temperaturat e larta dhe zjarret! Por ja se kur do të bjerë shi…  

Temperaturat e larta që këto ditë po shënojnë vetëm rritje po shoqërohen edhe me flakë masive në të gjithë vendin, por këto të fundit të vendosura nga dora e njeriut.

Megjithatë, edhe pse këto ditë do të zhuritemi nga vapa dhe i nxehti afrikan, meteorologët japin shpresa për ditët në vijim, sipas të cilëve temperaturat do të ulen dhe deri nga mesi i javës mund të ketë edhe shira.

“Meteoalb” bën me dije se deri ditën e mërkurë do të jenë prezentë ditët e nxehta, por nga dita e enjte e deri në fundjavë do kemi një rënie të temperaturave.

Ditën e enjte kryesisht do të kemi prezencë të vranësirave dhe reshjeve të lehta të shiut.

Ndërkohë Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka bërë parashikimin e motit për sot e nesër. Sipas IGJEUM, nuk priten reshje, teksa shumë zona mbeten të rrezikuara nga zjarret.

Zjarret në pyje

Sot pasdite (e hënë dt.02) dhe nesër (e martë dt.03) pritet nivel “I LARTË” rreziku në pjesën më të madhe të qarqeve (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Qarqet me rrezik më të lartë janë qarqet e Shkodrës, Kukësit, Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës.

Në qarqet Dibër dhe Durrës pritet rrezik “I MODERUAR”. Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së sotme.

Parashikimi METEO

RESHJET

Sot pasdite (e hënë dt.02) dhe nesër (e martë dt.03) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e martë dt.03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 22 / 33 °C

në vendet e ulëta: 24 / 37 °C

në vendet malore: 18 / 33 °C

Era

Sot pasdite (e hënë dt.02) dhe nesër (e martë dt.03) era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë në zonat malore.

Image

Image

Image

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *