“Çmendet” moti në Vlorë, lojtarët e Orikut shpëtojnë për “fije të perit” pas shembjes së kalcetos (VIDEO)

Moti i keq ditën e sotme, sidomos në jug të vendin po shkakton incidente të shumta.

Tre persona deri më tani janë lënduar, 2 prej të cilëve për shkak të erës së fortë kanë rënë nga tarracat e shtëpisë dhe një 17-vjeçare është lënduar nga një depozitë uji.

Tragjedia më e madhe është shmangur për fat në Pyllin e Sodës.

Skuadra e Orikut ishte duke bërë stërvitje kur kalcetoja është shembur e gjitha.

Futbollisët kanë dalë të frikësuar jashtë, ndërsa brenda ka mbetur e gjitha baza materiale./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *