Çmenduri në Kopenhagen/ Spanja fitore dramatike pas 120 minutash ndaj Kroacisë

Spanja siguroi mes drithërimash një vend për në çerekfinalet e “Euro 2020”, duke marrë një fitore dramatike 5-3 ndaj Kroacisë pas 120 minutash.

Skuadra e Luis Enriques dominoi totalisht në minutat e para, por pa krijuar raste të pastra. Kur dukej se loja ishte nën kontrollonin e iberikëve, Pedri kthen një top pas atje ku portieri Unai Simon i përgjumur nuk arrin që ta kontrollojë duke bërë që të shkonte “sfera” në kuadrat.

Në minutën e 38-të, Pablo Sarabia konkretizoi një aksion të gjatë pas një rrëmuje në zonën e ekipit ballkanas. Mateo Kovacic ndërkohë dha një pasim magjik për Rebic, por këtë herë ishte Unai Simon më i vëmendshëm duke larguar topin në fund.

Spanjë luan më bukur dhe në minutën e 57-të, do të merrte avantazhin për herë të parë në këtë sfidë. Ferran Torres jep një pasim magjik nga krahu i majtë, teksa në zonë do të ishte Azpilicueta që bën sulmuesin me një goditje me kokë, që do të përfundonte në kuadratin e portës.

Minutat më të mira për kroatët do të sfumoheshin nga një gabim në vendosjen e ekipit në minutën e 77-të. Ferran Torres përfitoi më së miri duke shmangur një mbrojtjës dhe më pas shënoi në portën e mbrojtur nga Livakovic.

Sfida u bë më e bukur në minutat e fundit, pasi Kroacia realizoi një tjetër gol me Orsic, pas një rrëmuje brenda zonës. Ky gol i dha zemër ekipit të Dalic, që arriti të rikthente baraspeshën në kohën shtesë, me Mario Pasalic që ja shpërblen më së miri besimin për aktivizimin në minutat e fundit.

Sfida shkoi në shtesë, atje ku ritmi ishte shumë i lartë veçanërisht në minutat e para. Kramaric dhe Olmo krijuan dy mundësi shumë të mira në portat respektive. Golat nuk do të vononin, por do të ishin të dy nga iberikët. Në minutën e 100-të, bomberi i Juventusit, Alvaro Morata kontrollon mjaft mirë topin në zonë dhe më pas me një të majtë të fuqishme e dërgon në kuadratin e portës.  Tre minuta më pas, Oyarzabal merr një top brenda zonës dhe më pas nuk e ka të vështirë që të shënojë sërish. Shtesa e dytë nuk solli asnjë ndryshim të rezultatit, teksa këtë herë Spanja administroi më mirë rezultatin.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *