Një sërë masash administrative do të merren ndaj të gjithëve shoferëve që nuk vendosin rripin e sigurimit dhe nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit.
Policia rrugore ka publikuar një video ku shihet një fëmijë i mitur, që ndodhet brenda një makinë, ku është ngritur në këmbë dhe ka dalë sipër dritares panoramike. Shoferi i mjetit është gjobitur me 22 mijë lekë të reja dhe 10 muaj heqje patente.
Sakaq paralajmëron me gjoba nga 5.000 – 15.000 lekë të rinj, si dhe pezullim të lejes së drejtimit nga 6 deri 12 muaj këdo që nuk kujdeset për sigurinë rrugore.
Njoftimi i policisë:
Policia Rrugore e Tiranës
Vijon monitorimi intensiv i qarkullimit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, kujdesuni për sigurinë dhe shëndetin e vetes dhe të fëmijëve tuaj! Cilido që nuk përdor rripin e sigurisë dhe sistemet e fiksimit për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative 5.000 – 15.000 lekë të rinj *dhe* pezullim të lejes së drejtimit nga 6 deri 12 muaj.