‘Çmenduria’ e rradhës e Al Nassr; 13 milionë euro në sezon për…

Sergio Busquets , mesfushori i Barcelonës është në dilemë për të ardhmen. Ai preferon të largohet nga katalanasit, por trajneri Xavi shpreson ta bindë lojtarin për të vijuar aty.

Shumë skuadra kërkojnë të përfitojnë nga kjo situatë, me MLS që është kampionati më i interesuar. Ndërkohë në skenë ka dalë një ofertë e supozuar nga Arabia Saudite. Afrimi i Cristiano Ronaldos ka shtuar ‘oreksin’ e Al Nassr, që tani ka gati edhe një ofensivë për të bindur 34-vjeçarin. Madje, sipas asaj që raportojnë mediat, te Busquets ka mbërritur një ofertë prej 13 milionë eurosh në sezon. Një pagë e majme në adresë të mesfushorit spanjoll, që do shndërrohej në një ndër lojtarët më të paguar në moshën e tij.

Aktualisht, askush nuk mund ta ofrojë atë shumë për Busquets, por sheikët janë gati të bëjnë çmendurira për të. Duket e vështirë që mesfushori të transferohet në një shtet dhe kampionat që nuk e ka tërhequr deri më tani. Skuadra arabe është në gjurmët e lojtarëve të tjerë si Ngolo Kante dhe Marco Rojs, dyshe që ende nuk e ka vendosur të ardhmen.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *