Volumi i mallrave të shkarkuara në Porte ka shënuar një rënie të ndjeshme si në muajin gusht, ashtu dhe për gjithë tetëmujorin, sipas të dhënave të INSTAT, duke sinjalizuar se çmimet e larta po frenojnë konsumin.
Në të kundërt, lëvizjet e pasagjerëve po rriten ndjeshëm, sidomos nga ajri.
Bie me 40.5% volumi i mallrave të përpunuara në porte
Volumi i mallrave të transportuar me ajër është 161,7 tonë në muajin Gusht 2022, duke u rritur me 4,9%, në krahasim me Gusht 2021.
Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Gusht 2022 është 256,2 mijë tonë, duke u ulur me 40,5%, krahasuar me Gusht 2021.
Në muajin Gusht 2022, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 1.588 mijë tonë-kilometër, duke u ulur me 3,9%, krahasuar me Gusht 2021.
Në tetëmujorin e vitit 2022:
Volumi i mallrave të transportuar me ajër është 1.294,9 tonë, duke u rritur me 0,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 2.670,3 mijë tonë, duke u ulur me 17,6%, krahasuar me tetëmujorin e vitit 2021.
Volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 13.278 mijë tonë-kilometër, duke u ulur me 27,4%, krahasuar me tetëmujorin e vitit 2021
Në Gusht 2022, volumi i mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 762,0 mijë tonë ku 58,6% e tyre u transportua me det.
Në tetëmujorin e vitit 2022, volumi i mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 5.933,4 mijë tonë ku 54,4% e tyre u transportua me det.
Rriten pasagjerët nga ajri dhe deti
Numri i fluturimeve në Gusht 2022 u rrit me 15,1 %, krahasuar me muajin Gusht 2021.
Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në Gusht 2022 është 692.805 pasagjerë, duke u rritur me 22,9%, krahasuar me Gusht 2021.
Në Gusht 2022, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 440.626 pasagjerë. Krahasuar me Gusht 2021, ky tregues është rritur me 43,2%.
Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë hekurudhore është 425 pasagjerë. Krahasuar me Gusht 2021, ky tregues është ulur me 95,2%.
Në muajin Gusht 2022, transporti ajror i pasagjerëve zë 61,1% të transportit gjithsej.
Në tetëmujorin e vitit 2022:
Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 3.405.723 pasagjerë, duke u rritur me 95,2%, krahasuar me tetëmujorin e vitit 2021.
Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linjë detare 1.004.667 pasagjerë, duke u rritur me 59,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë hekurudhore është 9.821 pasagjerë, duke u ulur me 52,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021./Monitor