Çmimet e larta, qytetarët të idinjuar: Produktet i marrim me pikatore

Qytetarët vijojnë të harxhojnë akoma më shumë para për ushqime, fruta e perime, pasi çmimet nuk po bien. Qytetarët shprehen se edhe me indeksimin e vjetshëm të pensionit, por dhe bonuset e dhëna nga qeveria, nuk arrijnë t’i përballojnë çmimet e larta. Ndër produktet më të shtrenjta janë bulmeti dhe mishi, për të cilat qytetarët thonë se janë detyruar t’i konsumojnë pak.

“E lidhin me naftën apo krizën në Ukrainë situatën, u ngritën çmimet andej u ngritën dhe këtej, ra çmimi i naftës andej, por këtu çmimet e tjera nuk ndryshojnë më të zbresin disa vlera më poshtë.”

“Më pak s’do blejmë, por do shtrëngohemi te një produkt tjetër duke mos e blerë.”

“Ata e rritën pensionin nga ana tjetër, këta i ngrenë më shumë çmimet e fruta-perimeve.”

“Perimet ulen tani se ka më shumë prodhim, por prapë nuk merret vesh çdo bëhet, por këtu nuk ndryshon lehtë një gjë. Djathi 1kg, 1400 lekë, imagjino të marrësh gjysmë kile 750 lekë, shumë e shtrenjtë e marrim me pikatore.”, pohojnë për A2CNN.

Nga ana tjetër, vetë tregtarët me ardhjen e sezonit të verës flasin për një përmirësim të çmimeve pasi produktet vendase pritet të furnizojnë një pjesë të mirë të tregjeve.

“Krahasuar me një muaj më parë çmimet janë gjysmë për gjysmë. Po të krahasosh sa ishte domatja 300 lekë greke dhe italiane tanimë është 150 lekë. Është koha stina që ka prodhim vendi sa të duash dhe ulen çmimet,”- thonë ata.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *